20 Prill 2024

Policia ndalon një automjet që kontrabandonte barna në veri

Prishtinë, 2 gusht - Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në vazhdën e luftës kundër kontrabandës në veri të vendit, sot në fshatin Rudare të Zveçanit, njësitet policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu, kanë ndaluar një automjet me të cilin po kontrabandoheshin barna.

Njësitet policore gjatë kontrollimit të automjetit,  kanë hasur pako me produkte medicinale me banderola të Serbisë.

Drejtuesi i automjetit, nuk posedonte dokumente për prejardhjen e produkteve medicinale, andaj ekziston dyshim i bazuar se ato kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë ilegale, pra janë kontrabanduar duke i ikur obligimeve doganore.

Të gjitha këto barna ilegale të sekuestruara janë dorëzuar tek Dogana e Kosovës.

Ministria e Punëve të Brendshme njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës se lufta ndaj krimit të organizuar dhe kontrabandës do të jetë e pa kompromis dhe do të vazhdojë të shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovës.



Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)