29 Mars 2024

Policia me urdher të MPB-së debon imamin Kastriot Duka

Prishtin, 3 mars –Në mbështetje të neneve 145(2) dhe 125 e në harmoni me nenin 93 pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në përputhje me Ligjin për të Huaj Nr. 03/L-126, neni 46 paragrafi 1 pikat 1.3 dhe 1.4 si dhe në përputhje me Udhëzimin Administrativ Nr. 03/2010 për Ndalimin e Hyrjes në Republikën e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme ka urdhëruar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të domosdoshme në drejtim të ndërprerjes së qëndrimit të përkohshëm në territorin e Republikës së Kosovës të Kastriot Duka nga Elbasani – Republika e Shqipërisë, i lindur më datë, 26.06.1969 me vendqëndrim në Komunën e Skenderajt, fshati Marinë.


Të njëjtit i shqiptohet kjo masë pas vërtetimit të gjendjes faktike për shkelje të vazhdueshme të legjislacionit në fuçi si dhe cenimit në disa raste të rendit publik dhe Kushtetues të Republikës së Kosovës.


Elementet inkriminuese të vërtetuara edhe me paraqitjet publike të zotit Duka flasin për një ndërrim të arsyes dhe qëllimit për të  cilin edhe i është dhënë lejeqëndrimi në territorin e Republikës së Kosovës.


Zoti Duka së  fundmi me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës kompetente ka qenë i shpallur fajtor për shkelje të legjislacionit në drejtim të qëndrimit të paligjshëm në Republikën e Kosovës.


Ekzistojnë  arsye të besueshme dhe të vërtetuara edhe nga vet zoti Duka në paraqitjet e tij publike se qëllimi primar për të cilin ka kërkuar të qëndrojë në Republikën e Kosovë, është ndryshuar dhe ka orientim krejtësisht tjetër.


Leje qëndrimi është lëshuar për zhvillimin e aktiviteteve humanitare e jo të aktiviteteve tjera të cilat zoti Duka ka ushtruar në territorin e Republikës së Kosovës.


Nisur nga këto fakte dhe në bazë të këtij vendimi, Policia e Kosovës sot me datë 03 Mars 2010 ka arrestuar dhe deportuar në shtetin amë z.Kastriot Duka. Të njejtit i ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Kosovës bazuar në dispozitat ligjore në fuçi (Ligji për të Huaj).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)