07 Shkurt 2023

Policia Kufitare parandalon dy raste të kontrabandimit me mallra

Prishtinë, 30 nëntor - Policia e Kosovës, njësia policore Task Forca nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare (DRPK) Lindje, në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionet në terren.
 
Njësia e Task Forcës pranë DRPK- Lindje ka ndërmarrë masa të nevojshme operativo-taktike duke bërë prita dhe kontrolle në rrugët e brezit kufitar dhe rrugët dytësore dhe rajonale, ku si rezultat i kësaj janë parandaluar dy raste të kontrabandës me mallra.

Rasti I: Me datën 29.11.2022 rreth orës 15:20 nga njësia e Task Forcës është vërejtur një automjet i dyshuar duke hyrë në territorin e RKS-së nga fshati Breznicë, Republika e Serbisë.

I njëjti automjet është përcjellë dhe është ndaluar në Gjilan rreth orës 16:05 me drejtues A. A. mashkull kosovar, i njohur për Policinë si recidivist i veprave penale të kontrabandimit të mallrave.

Gjatë kontrollit tek i njëjti në bagazh të veturës dhe ulëseve prapa kishte pasur të ngarkuara rreth 300 kg. fruta (kumbulla të thara) të përpunuara për të cilat nuk kishte asnjë dokument përcjellës për origjinën dhe përmbajtjen e tyre, të cilat dyshohet se janë sjellë nga Republika e Serbisë.

Rasti 2: Me datën 29.11.2022 rreth orës 21:00 nga njësia e Task Forcës në ardhje nga Maqedonia e Veriut me dyshimin për mall të kontrabanduar është ndaluar në fshatin Stubëll, komuna e Vitisë, automjeti BMW X5 ngjyrë hiri me targa vendore me drejtues K. M. mashkull kosovar si dhe përgjegjësi i mallit J. K. mashkull kosovar.
 
Gjatë kontrollit të automjetit është parë se kishin të ngarkuar rreth 15 thasë duhan të përpunuar të cilin të dyshuarit e kishin marrë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Të dyshuarit mallin kishin në plan për ta dërguar te një person në një fshat të komunës së Vitisë, ku nga njësia e Task Forcës është identifikuar edhe personi i tretë në rast, tek shtëpia e të cilit janë sekuestruar edhe 10 thasë duhan të njëjtë.
 
Për të gjitha këto veprime është njoftuar edhe prokurori kujdestar i shtetit, i cili ka urdhëruar që rastet të iniciohet 'kontrabandim me mallra', kurse malli të sekuestrohet dhe të dërgohet në Doganë.

Rastet janë duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale Kufitare Lindje në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit dhe Doganën e Kosovës.


Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)