19 Prill 2024

Policia kosovare dhe ajo gjermane kryejnë operacion për pastrim parave

Prishtinë, 18 qershor - Policia e Kosovës, në bashkërendim me autoritetet kompetente dhe bazuar në urdhresen e gjykatës themelore në Prishtinë, ka realizuar një operacion kontrolli/bastisjeje në gjashtë (6), lokacione të ndryshme  në qytetin e Prishtinës dhe Ferizajt. 

Operacioni i  kontrollit  është  kryer  në  bashkëveprim të  ngushtë  ndërmjet  zyrtarëve të Policisë së Kosovës  dhe zyrtareve  policor  nga  shteti i  Gjermanisë.

Operacioni i  zhvilluar ka pasur për qëllim gjetjen e dëshmive materiale  lidhur me vërtetimin  e veprës penale “Pastrim i parave”, të  cilën  dyshohet ta kenë  kryer  persona të dyshuar të involvuar.

Bastisjet  janë  kryer  në  qytetin e  Prishtinës  në (2) dy lokacione, ndërsa  në  qytetin  e  Ferizajt në  (4) katër lokacione.
 

Gjatë  këtij  operacioni policor  janë  sekuestruar: 63/foldera  me  dokumentacione të ndryshme  në  lidhje  me aktivitetin e bizneseve  të një kompanie.

Janë  konfiskuar  një  numër  i madhe  i  hard-disqeve të  kompjuterëve, USB dhe pajisjeve tjera  elektronike të  cilat  ekspertët e  fushës  i kanë  konsideruar  të  nevojshme  për  t’u ekzaminuar.

Janë  sekuestruar gjithësej  edhe  6296,50 euro, 12 orë  dore  të  llojeve t  ndryshme  si  Armani, rolex, festina, fossil, svatsh, boss, një   veturë  e  tipit Porshe, një  mortor i tipit yamaha.

Me  vendim të  Prokurorit të  prokurorisë  speciale të  dyshuarve u janë  ngrirë të gjitha llogaritë  bankare biznesore dhe ato personale.

Po ashtu u janë ngrirë 8 parcela tokësore prona të të dyshuarve, këtu hyjnë edhe dy shtëpi banimi të cilat gjenden në lagjen Marigona në Çagllavicë.

Pasi  të  dyshuarit  nuk  janë  gjendur  në shtëpitë  e tyre, janë  urdhëruar  që të  paraqiten  pranë autoriteteve për  t’u  intervistuar  në   ditët në vijim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)