20 Prill 2024

Policia kontrollon disa lokale nate në Prishtinë, arreston tre të dyshuar,

Prishtinë, 27 janar - Mbështetur në Urdhëresës të lëshuar nga organet e drejtësisë, mbrem rreth orës 22:00, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik dhe Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar, si bartëse të operacionit policor, por të mbështetura edhe nga njësi tjera policore (NJSO dhe K9), ka zbatuar një  plan operativ në Prishtinë, ku ka realizuar kontroll në disa lokacione, gjegjësisht në kafe-bare dhe klube nate ku dyshohej për konsumim të veprës penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar  e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Gjatë kontrollit në disa nga lokalet, janë arrestuar tre të dyshuar si dhe janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një sasi e substancës narkotike, disa armë të ftohta (thika dhe boks hekuri).

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën ndaj çdo veprimtarie kriminale dhe zotohet se operacione të tilla do të ndërmarr edhe në të ardhmen për të siguruar rend dhe ligj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)