19 Prill 2024

Policia konfiskon rreth 82 kilogram drogë në veri të Mitrovicës

Mitrovicë, 1 mars - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje gjatë punëve intenzive policore operacionale dhe hetimore Policia e Kosovës ka arritur të marr informata relevante se në fshatin Suhodoll, në një shtëpi të një personi mashkull kosovar/serb gjendet sasi e substances se dyshuar si drogë.

Policia me njesitet relevante, asistuar edhe nga stacioni policor Mitrovicë veri, sipas procedurave ka ndermarr veprimet e nevojshme dhe pas realizimit të kontrollit, në tavanin e shtepisë së lartcekur janë gjetur dhe konfiskuar 27 pako që dyshohet se janë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, të destinuara për shitje, dhe pesha totale ka rezultuar; 81 kg. e 825 g.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent për veprime të tjera sipas procedurave ligjore.

Policia e Kosoves mbetet e përkushtuar në angazhimet e saj dhe nuk do te toleroj asnjë veprim që bie ndesh me ligjet e vendit, e në veqanti do të jet e pakompromis në luftimin e dukurive negative dhe trafikimit me narkotik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)