25 Prill 2024

Policia identifikon 29 fëmijë lëmoshë kërkues

Prishtinë, 11 dhjetor - Policia e Kosovës ka zbatuar Plani Operativ ‘Identifikimi i fëmijëve lëmosh-kërkues si viktima të mundshme të trafikimit’, i cili është shtrirë në gjithë territorin  e Republikës së Kosovës.

Në realizim të këtij plani, pos Njësive të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, kanë qenë të përfshirë edhe: Prokuroritë  e rajoneve përkatëse, Qendrat për Punë Sociale, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj e PK-së dhe Njësitë policore nga  stacionet policore përkatëse.

Gjate zbatimit te këtij plani operativ janë identifikuar 29 fëmijëve lëmoshë-kërkues prej tyre 21 shtetas të Kosovës dhe 8 shtetas të Shqipërisë, janë identifikuar 13 persona të dyshuar, janë iniciuar 10 raste nga Neni 250 i Kodit Penal ‘Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’.

Të gjithë fëmijët lëmoshë kërkues sipas policisë kanë qenë të shoqëruar nga familjaret e tyre ku gjatë marrjes në pyetje nuk është identifikuar  asnjë viktime e trafikimit.

Policia thekson se shtetasit e huaj  janë dorëzuar Drejtorisë për Migrimi dhe të Huaj që të vazhdojnë me veprime  bazuar në  Ligjin për të Huaj,

Për shtetasit kosovar, në konsultim me prokurorët përkatëse, janë iniciuar 10 raste ‘Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’.

Policia e Kosovës do të vazhdojë të realizojë detyrat e saja kushtetuese e ligjore, të shtojë aktivitetet në luftimin e dukurive antiligjore, të mbajë rendin dhe sigurinë publike, të parandalojë dhe t’i zbulojë veprat penale, përfshirë keqtrajtimin e fëmijëve dhe trafikimin me njerëz.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)