03 Prill 2020

Policia has parregullsi në 'dhomën e dëshmive' në stacionin policor në Zubin Potok

Zubin Potok , 28 shkurt - Policia e Kosovës, në zbatim të Planit Vjetor të Punës, pos të tjerave realizon edhe inspektime të rregullta dhe të jashtëzakonshme. Dje ka filluar realizimi i inspektimit në Drejtorinë Rajonale Policore (DRP) Mitrovicë Veri, konkretisht në Stacionin Policor (SP) Zubin Potok.

Në ‘Dhomën e dëshmive” të SP Zubin Potok, gjatë inspektimeve nga komisioni inspektues, në përbërje prej pesë anëtarëve të autorizuar nga DRP Mitrovicë Veri, janë hasur parregullsi.

Komisioni inspektues, bazuar në të gjeturat e deritanishme, ka vlerësuar se ka elemente të mundshme të veprës penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’ dhe menjëherë përmes mekanizmave zyrtare ka njoftuar Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK).

Ndaj zyrtarit policor përgjegjës për ‘Dhomën e dëshmive’, shefit të hetimeve dhe komandantit të SP Zubin Potok, sipas procedurave të parapara disiplinore është iniciuar suspendimi nga niveli lokal, përderisa IPK dhe Prokuroria Themelore janë njoftuar për veprimet e ndërmarra. 

Njësitet policore në bashkëpunim me IPK-në, me autorizim të prokurorit kompetent, sot me datën 28.02.2020 kanë realizuar një kontroll në shtëpinë e zyrtarit policor përgjegjës për ‘Dhomën e dëshmive’.

Kurse, inspektimi i detajuara i ‘Dhomës së dëshmive’ do të vazhdojë edhe ditëve në vijim, deri në nxjerrjen e konstatimeve të sakta dhe të plota lidhur me rastin.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me institucionet kompetente do të vazhdojë të kryejë inspektime dhe hetime lidhur me rastin, për të cilin do t'iu mbajë të informuar.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Prill 2020

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mban konferencën për shtyp për zhvillimet në sektorin financiar pas paraqitjes së Pandemisë Covid 19. (Ndërtesa e BQK-së, ora 11:00)

- Kompanitë Rajonale e largimit dhe grumbullimit te Mbeturinave mban konferencë për medie (Zyret e Kompanisë “Pastrimi", ora 12:00)

- Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' të bëjë pastrimin e rezervuarit të ujit në objektin prodhues Kroni në komunën e Fushë Kosovës.