20 Prill 2024

Policia gjen një trup pa jetë në Pejë

Pejë, 1 dhjetor - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 07:08, Drejtoria Rajonale Pejë, ka pranuar informacion  se në rrugën ‘Ali Pashë Tepelena’- Pejë  në një kanal, ishte vërejt një person i shtrirë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit në atë lokacion kanë dalur njësite policore, njëkohësisht ka dalë edhe ekipi mjekësor me autoambulancë të cilët pas kontrollit nga mjekët është konstatuar se shtetasi B.B. i lindur në vitin 1965 ( m /sh / K ) ishte pa shenja jete dhe vlen të ceket se në shikimin vizual tek ky person nuk vërehen shenja të lëndimeve.

Me hetimin e këtij rasti janë duke u marr Njësiti Rajonal i Hetimeve, në koordinim të plotë me Prokurorin e shtetit dhe me urdhër tij, trupi i pa jetë është bartur nga vendi i ngjarjes për tu dërguar ne Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)