29 Mars 2024

Policia feston çmimin ndërkombëtar për lidership te Koloneles Taibe Canolli

Prishtinë, 19 shtator - Misioni i OSBE-së dhe Polica e Kosovës do të organizojnë pritje solemne për përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare në Kosovë me rastin e ndarjes së Çmimit Ndërkombëtar për Lidership 2018 për Kolonele Taibe Canollin për arritjet e saja në zbatim të rendit e ligjit dhe siguri publike.

Duke njohur punën e saj si Drejtoreshë e Burimeve Njerëzore dhe ish-Kryesuese e Shoqatës së Grave në Policinë e Kosovës, Kolonele Canolli u shpërblye me çmim nga Asociacioni Ndërkombëtar i Grave Police (IAWP) gjatë konferencës vjetore të trajnimit, të mbajtur gjatë muajit korrik në Kalgari, Kanada. 

Kjo konferencë mbledh çdo vit gratë e policisë nga i gjithë globi për trajnime, rrjetëzim dhe shkëmbim të njohurive dhe përvojave në punën policore.

Gjatë konferencës në fjalë, Kolonele Canolli gjithashtu u emërua si anëtare e Bordit të Drejtorëve të IAWP-së, ku do të marrë përsipër përgjegjësinë për rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Pjesëmarrësve do t’iu drejtohen me një fjalë rasti Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, Ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi, Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Ambasadori Jan Braathu, dhe Drejtoresha e Departamentit të Burimeve Njerëzore të Policisë së Kosovës, Kolonele Taibe Canolli. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)