25 Prill 2024

Policia e Suharekës sekuestron dy pistoleta

Suharekë, 30 janar - Me qellim të krijimit të një ambienti më të sigurt dhe pa armë ilegale,  hetuesit policorë të Stacionit Policor të Suharekës, gjatë detyrave operative kishin gjetur se një i mitur nga fshati Gjinoc kishte ekspozuar dy pistoleta të llojeve të ndryshme në rrjetin social “Facebook” .

Pas mbledhjes së informatave të nevojshme, i mituri është ftuar për t’u paraqitur në stacion dhe është pyetur për rastin.

Gjatë intervistës, në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari ka pranuar t’i dorëzojë në mënyrë vullnetare armët të cilat i posedonte.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar policinë që të shkojnë në shtëpinë e të dyshuarit për t’i sekuestruar armët.

Në pani të anëtarëve madhorë të familjes, krim teknikët i kanë sekuestruar dy pistoleta;

1.    “Bereta” model PX4 me numër serik PX231269
2.    “Crvena Zastava” kalibri 9mm numër serik 8758
3.    tre karikatorë
4.    gjashtëdhjetë fishekë  të kalibrit 9mm.

Provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë për procedura të më tejme sipas procedurës së rregullt ndërsa i dyshuari është liruar.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)