28 Mars 2024

Policia e Prizrenit arreston një femër për vjedhje

Prizren, 29 qershor - Policia e Republikës së Kosovës ka bërë të dtiru se Stacioni Policor në Prizren, ka pranuar informatën lidhur me një rast vjedhje në lokacionin rr."Wiliam Woker" në Prizren.

Viktima në deklaratën e saj, thekson se e dyshuara e panjohur femër duke e mashtruar djalin e viktimës, ku i kishte kërkuar një gjilpër në menyrë që ta largonte nga aty, e më pastaj e njëjta ishte futur në dhomën tjetër dhe kishte vjedhur stoli ari në vlerë rreth 6250 euro.

Pas nje pune intensive hetimore, hetuesit policor kanë siguruar video regjistrimet e kamerave të sigursisë të objektit të banesës në fjalë, ku vërehet e dyshuara femër duke dalë nga hyrja “B”, me një kuti në dorë, ku dyshohen të kenë qenë stolitë e arit të të dëmtuarës në fjalë.

Hetuesit policor duke vepruar menjëher dhe në bashkpunim të ngusht me qytetar kanë arrit të e identifikojnë dhe arrestojnë tani të dyshuarën M.K e lindur ne vitin 1990.

Hetuesit policor janë duke punuar me intenzitet të lartë në zbardhjen e disa rasteve tjera të kësaj natyre, të cilat dyshohen të jenë kryer nga e njëjta e dyshuar.

Te gjitha veprimet e marra jane bëre në konsultim me Prokurorin kujdestar/Depratamenti i krimeve te përgjithshme në Prizren, i cili ka lëshuar  aktvendim mbi ndalimin per 48 orë, ndaj të dyshuares të lartëcekur, e cila është dërguar në Qendren e ndalimit në Stacioni Policor Prizren. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)