20 Gusht 2019

Policia e Kosovës trajnohet nga FBI

Prishtinë, 10 maj - Aktivitete dhe angazhime të rëndësishme ku përfshihen edhe trajnime të niveleve të ndryshme, duke filluar nga ato elementare e deri të trajnimet më të avancuara kanë qenë dhe mbeten prioritet i planifikimeve të Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës si forcë kryesore e zbatimin të ligjit në vend, në vazhdimësi ka bashkëpunuar me shtete të ndryshme dhe agjenci profesionale për ngritjen e kapaciteteve profesionale të zyrtarëve policor.

Në këtë kuadër të këtij bashkëpunimi prioritet ka qenë intensifikimi i aktiviteteve mbështetëse mjaftë të rëndësishme për PK-në nga parteri ynë ICITAP-i amerikan, ku me mbështetjen e tyre nga data 06 deri me 10 maj 2019, është realizuar “Kursi Trajnues - Negocimi në Situata të Krizës” trajim njëjavorë (40 orësh) nga FBI-ja, për 25 anëtarë të Policisë së Kosovës.

Nga këta pjesmarrës që kanë ndjekur këtë trajnim përfshihen zyrtarë nga njësite të ndryshme te Policisë së Kosovës gjë që ka ofruar një mundesi të shkëlqyer për përfitimin e praktikave të reja nga një agjenci me autoritet dhe profesionalizëm të lartë siç është FBI-ja amerikane.

Si shtesë, për menaxhmentin e lartë të Policisë së Kosovës dhe personelin ekzekutiv komandues është mbajtur edhe një ligjëratë në temën “Konceptet Komanduese dhe Vendimmarrja në Negociatat në Situata të Krizave”.

Pjesëmarrësit kanë kanë kryer ushtrime klasore dhe në terren, të cilat janë realizuar nga ekipi i Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) nga SH.B.A.-ja.

Ky trajnim ka përfunduar me ceremoninë e diplomimit të pjesëmarrësve në të cilin Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj dhe zyrtar të lartë të ICITAP-it kanë dhënë fjalimet e tyre përmbyllëse.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Qalaj ka falënderuar ICITAP-in për kontributin e madh dhe përkrahjen e vazhdueshme që po jep në mbështetjen e Policisë së Kosovës, në fusha të ndryshme përfshirë edhe trajnimet mjaft të nevojshme e profesionale nga ekspert me renome siç ishin këta të fundit nga FBI-ja amerikane.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 gusht 2019 - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala do ta takojë ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi. (Holli i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 9:30)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën për gjendjen e prodhimit në Kosovë ku do të diskutohen rekomandimet ndaj Qeverisë së re rreth zhvillimit të mëtutjeshëm të sektorit të prodhimit, me panelistë përfaqësues të bizneseve prodhuese në vend. (Hotel Sirius, ora 9:55)

- Në Gjilan fillon implementimi i programit “Shkollat e Shekullit 21”, i cili mbështetet nga Qeveria e Britanisë, i dizajnuar nga British Council. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)

- Instituti Demokratik I Kosovës / Transparency International Kosova organizon konferencën për media gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit pilot mbi transparencën e kryeqyteteve evropiane, ku mes 27 kryeqyteteve evropiane është vlerësuar edhe Prishtina. (Salla e konferencave të KDI, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të pret në takim anëtarin e Parlamentit Britanik, John Grogan ku pas takimit do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për media. (Shtëpia e Bardhë, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se festivalit të edicionit të 9-të të Festivalit të Arteve dhe Kulturës Tradicionale Etnofest. (Etnokompleksi i fshatit Kukaj, ora 18:00)

- Komuna e Prizrenit në kuadër të hartimit të buxhetit për vitin 2020 do të organizojë dëgjime publike me me banorët e rajonit të Zhurit, Vërrinit dhe Vërmicës me qëllim të angazhimit të tyre në procesin e hartimit të buxhetit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve. (Shkolla fillore në Zhur, ora 19:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës, Kino Armata dhe Termokiss organizojnë së bashku edicionin e parë të festivalit "Kino nshehër". (Kino Armata te Sheshi, ora 20:00)