28 Mars 2024

Policia e Kosovës pranon donacion të pajisjeve forenzike

Prishtinë, 16 tetor - Policia e Kosovës si një nga autoritet kryesore të zbatimit të ligjit në vend me përkushtimin dhe angazhimet e saj ka treguar një performancë afirmative dhe një bashkëpunim të shkëlqyer edhe në kuadër të projektit IPA 2017 “Luftimim i Krimeve Serioze në Ballkanin Perëndimor”,

Për të konfirmuar këtë bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe mbështetjen që gëzon Policia e Kosovës, disa pajisje forenzike sot iu dorzuan Policisë Kosovare nga udhëheqësi i Projektit gjeneral Gennaro Capoluongo, i shoqëruar edhe nga ambasadori italian në Republikën e Kosovës dhe personeli i Policisë Italiane.

Gjatë pranimit të pajisjeve nga Zëvendës drejtori i Përgjithshëm i PK-së Kolonel Samedin Mehmeti, prezentë ishin edhe ministri i MPB-së i RKS-së z. Ekrem Mustafa dhe perfaqësues tjerë nga menaxhmenti i PK-së.

Këto pajisje përfshijnë por nuk kufizohen vetëm në: Set të pajisjeve për inspektimin/ekzaminimin e vendit të ngjarjes (valigje kriminalistike) i dedikuar për forenzikën, kuti, aparat fotografik profesional, llampë profesionale forenzike të kompletuar me filtra dhe aksesorë/pajisje me rreze të ndryshueshme e të tjera.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)