20 Prill 2024

Policia e Kosovës në mbrojtje të pronësisë intelektuale

Prishtinë, 26 prill - Me rastin e ditës botërore të pronësisë intelektuale, e cila shënohet në të gjithë botën me 26 prill, Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit tregon gatishmërinë, përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm drejt bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në mbrojtjen e pronësisë intelektuale.

Duke e ditur se pronësia intelektuale që përfshin pronësinë industriale dhe të drejtat e autorit në Republikën e Kosovës është e bazuar në Kushtetutë dhe e mbrojtur me ligj, Policia e Kosovës vazhdon të jetë e angazhuar në bashkëpunimin dhe koordinimin me të gjithë mekanizmat institucionalë, me qëllim të mbrojtjes së pronësisë intelektuale.

Përmes këtij njoftimi zyrtar dhe spotit sensibilizues, njoftojmë opinionin e gjerë se Policia e Kosovës me njësitet e saj relevante do t’i përgjigjet çdo thirrjeje në mbrojtje të pronësisë intelektuale dhe ndjekjes së shkelësve të saj.

Andaj, të angazhohemi  së bashku në sensibilizimin, parandalimin dhe mbrojtjen e pronësisë intelektuale.


    
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)