25 Prill 2024

Policia e Kosovës kërkon vigjilencë dhe kujdes më të shtuar në trafik

Prishtinë, 9 korrik - Referuar gjendjes aktuale në trafikun rrugor, e në veçanti dy aksidenteve të fundit të shkaktuara gjatë vikendit, ku për pasojë fatkeqësisht humbën jetën 6 persona, si dhe referuar një numri të madh të kërkesave të njëkohshme nga media të ndryshme për informacione apo deklarime rreth kësaj teme Policia e Kosovës ka kërkuar vigjilencë dhe kujdes më të shtuar në trafik.

Policia e Kosovës me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor, ngritjes së vëmendjes për një kujdes më të shtuar për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në vazhdimësi ndërmerr veprime policore, të cilat kontribuojnë në ngritjen e nivelit të sigurisë në trafik.

Edhe pse gjatë këtij gjashtëmujori është evidentuar rënie e aksidenteve fatale për (-19.61 %), ndërsa rënie në total të aksidenteve prej (-13.25%), shqetësuese ende mbetet humbja e vetëm edhe (1) një jete në trafik.

Policia e Kosovës, me qëllim të reduktimit të aksidenteve në tërësi, e në veçanti të atyre me pasoja fatale, në vazhdimësi kërkon dhe njëherit apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti te drejtuesit e automjeteve, që të jenë të kujdesshëm dhe sa më vigjilentë gjatë drejtimit të automjeteve të tyre, duke respektuar në tërësi të gjitha rregullat dhe dispozitat ligjore. 

Vëmendje kërkohet posaçërisht në këtë periudhë kohore, ku kemi shtim të qarkullimit rrugor, e po ashtu të reshura më të mëdha të shiut, të cilat mund të ndikojnë në kufizim të dukshmërisë dhe qarkullimi nëpër rrugë mund të vështirësohet. 

Policia e Kosovës me njësitet e saj po vazhdon të monitorojë dhe të menaxhojë situatën në trafikun rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit dhe aty ku pjesëmarrësit bien ndesh me rregullat në trafik, aplikon masa ndëshkuese ligjore, me qëllim të parandalimit të aksidenteve në përgjithësi, e në veçanti atyre me fatalitet, që po paraqesin shqetësim për të gjithë ne, për shkak të humbjes së jetëve njerëzore.

Andaj, të kontribuojmë të gjithë së bashku për siguri më të madhe në trafik, sepse me kontributin e secilit prej nesh do të arrihet rezultati i dëshiruar.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)