28 Mars 2024

Policia e Kosovës iu dhuron nga një lule grave që hasen në sheshe

Prishtinë, 8 mars - Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria e Policisë në Bashkësi dhe Preventivë në bashkëpunim me njësitë e trafikut dhe njësitë tjera, për nder të “ 8 Marsit” do të zhvilloj disa aktivitete edhe në teren.

Policia gjatë realizimit të detyrave të tyre, grave që do të hasen në sheshe dhe në pika kontrolli të automjeteve do t’u dhuroj nga një lule për shënimin e ditës nderkombetare të gruas “8 Marsi”

Nga ora 13:00, njësi të trafikut do të realizojnë aktivitete në rr. Prishtinë-Fushë Kosovë.

Nga ora 13:15, aktivitete do të realizohen te rrethi i Flamurit.

Ndersa, nga ora 13:30, aktivitete do të shënohen edhe në sheshet kryesore në Prishtinë, konkretisht në Sheshin “Zahir Pajaziti” 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)