19 Korrik 2018

Policia e Kosovës identifikon 86 fëmijë lëmoshëkërkues

Prishtinë, 3 korrik - Plani  Operativ "Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit" realizuar gjatë muajit Qershor, është zbatuar në gjithë  territorin e Republikës së Kosovës, nga të gjitha njësitë e Drejtorisë për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore (DHTQNJ-së) dhe akterët tjerë relevant si:  Prokuroritë  në rajonet përkatëse, Qendrat për punë sociale,  Drejtoria për migrim dhe të huaj, Njësitë e Migrimit në kuadër të drejtorive rajonale të policisë kufitare dhe stacionet policore.

Gjatë realizimit të operacionit janë kryer këto veprime:

Fëmijë Lëmoshëkërkues të identifikuar; 58 Shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe 28 shtetas të Republikës së Kosovës. 

Të gjithë të identifikuarit, fëmijë në situatë rruge  kane qenë të shoqëruar nga familjarët e tyre dhe të pajisur me dokumente që kane vërtetuar identitetin e tyre dhe  lidhjen familjare.

Në prani të punëtorit social, të gjithë fëmijëve  në situatë rruge i’u  është plotësuar formulari për shënimet e lëmoshë kërkuesve dhe janë intervistuar  familjaret e tyre me qellim të identifikimit të Viktimave potenciale të Trafikimit me Njerëz dhe janë  trajtuar sipas Procedurave Standarde te Veprimit për Viktimat e Trafikimit me Njerëz.

Asnjeri nga ta nuk ka  rezultuar që të jenë Viktimë e Trafikimit me Njerëz,   kurse ndaj tyre  janë zbatuar  masat  e trajtimit  si me poshtë:

Shtetasit e huaj  janë dorëzuar  në  njësinë përkatëse, Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj dhe Njësive të Migrimit në drejtoritë rajonale të policisë Kufitare, që të  vazhdojnë me veprime  bazuar  në  Ligjin për të huaj.

Për Shtetasit Kosovar, në konsultim me Prokurorit përkatëse, janë inicuar 15 raste “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës” sipas nenit 250 të Kodit Penal të republikës së Kosovës dhe janë dorëzuar Kallëzime penale kundër Prindërve të fëmijëve lëmoshë kërkues.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e dukurive negative në vend, në veçanti luftë e pakompromis do të realizohet ndaj të gjithë atyre që pretendojnë të keqpërdorin fëmijët dhe cenojnë të drejtat e tyre në çfardo mënyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Korrik 2018  - Në Universitetin “Kadri Zeka ” në Gjilan mbahen provimet pranuese. (Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 9:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Kujtim Gashi merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Pishinës Olimpike në në Prizren, investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (Palestra Sportive “Sezai Surroi” Prizren, ora 10:30)

- Nisin punimet për ndërtimin e rrugës  në fshatin historik - turistik Belle. (Kilometri i-të  përgjatë rrugës në grykën e Deçanit  afër hotel Kalaja, ora 10:00)

- Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës mban konferencën për media (Ndërtesa e Kuvendit, para sallës C301, ora 13:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do të pret në takim homologun e tij nga Republika e Maqedonisë, Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov. (Ndërtesa e MPJ-së, ora ora 13:15 - vetëm pamje)

- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën Marco Mantovanelli nënshkruajn marrëveshje për financimin e projektit të Ekonomisë Digjitale në Kosovë në vlerë prej  20.7 milion euro. (Ndërtesa e Qeverisë, kati 11, ora 14:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli do të pret në takim homologun e tij nga Republika e Maqedonisë, Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov mbajn konferencë për media do të mbahet. (Ndërtesa e MPJ-së, ora 14:00)

- Në përkujdesjen e Komunës së Deçanit Kryetarit, Bashkim Ramosaj në bashkëpunim më zyrën e diasporës organizohet hapja e  panairit - verorë  2018. (Qendra e qytetit të Deçanit, ora 16:00)

- Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal organizon ceremoninë përmbyllëse të dhënies së Granteve. (Hotel Sirius, ora 17:00)

- Rritja e vetëdijës mbi migrimin, refugjatët dhe viktimat e konfliktit, si dhe eksplorimi i kulturës dhe identitetit përmes artit publik, bisedave dhe tregimeve, janë karakteristikat kryesore të ngjarjes 'Arti i Migrimit' që do të mbahet në Prishtinë. (Miqt Pub pranë Swiss Diamond Hotel, ora 17:00)