28 Mars 2024

Policia e Kosovës fillon patrullime policore me skuterë

Prishtinë, 8 maj - Policia e Kosovës ka bërë të ditur së me qëllim të ruajtjes së sigurisë publike dhe  rritjes të sigurisë së përgjithshme  në trafikun rrugor, ka filluar patrullimet me skuterë.

Ky patrullim, i cili sipas policisë besohet se do të jetë më efikas, pos aspektit parandalues do të jetë më praktikë edhe në arritjen për kohë më të shkurtë aty ku kërkohet intervenimi policor.

Policia e Kosovës, në vazhdimësi me aktivitete të ndryshme parandaluese, po operon me qëllim të uljes së aksidenteve në trafik në përgjithësi e me theks të veçantë të atyre me fatalitet.

Njësia e Trafikut Rrugor e regjionit të Prishtinës, që nga sot (08.05.2018), do të fillojë me implementimin e planit operativ “Kontrolli i shtuar i komunikacionit” – ku fokusimi kryesor do të jetë në parandalimin dhe kontrollin e  tejkalimit të shpejtësisë, tejkalimi në vijën e plotë,  si dhe kundërvajtje të tjera.

Policia, vazhdon të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, të respektohen rregullat e trafikut rrugor, të përshtatet shpejtësia e automjetit kushteve të rrugës, të respektohen pjesëmarrësit tjerë në trafik.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)