13 Dhjetor 2018

Policia e Kosovës e interesuar për tu anëtarësuar në Interpol

Orlando, 9 tetor - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj, është duke qëndruar në Orlando të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një vizitë zyrtare, ku po merr pjesë në konferencën e 125-të IACP-së (International Association of Chiefs of Police - Shoqata Ndërkombëtare e Shefave të Policisë).

Në këtë konferencë, ku pjesëmarrës janë një numër i madh i nivelit të lartë të shefave të Policisë nga vende të ndryshme të botës, me një fjalë rasti të pranishmëve iu është drejtuar Presidenti i SHBA-ve, z. Donald TRUMP, i cili ndër të tjera potencoi nevojën e bashkëpunimit global dhe mbështetjen e shteteve në misionin e përbashkët për një botë më të qetë dhe më të sigurt.

Kjo konferencë e karakterit ndërkombëtar mundëson shkëmbimin e përvojave policore, trajtimin e problemeve dhe fenomeneve nga fusha e rendit dhe sigurisë, si dhe njohjen me teknologjitë më të reja të cilat aplikohen në fushën e sigurisë.

Drejtori Qalaj përveç tjerash rëndësi primare i kushtoi çështjes së bashkëpunimit policor ndërkombëtar, me theks të veçantë anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Për këtë qëllim janë mbajtur dhjetëra takime me përfaqësues të shteteve nga mbarë bota, përderisa mori pjesë në sesione të ndryshme që ndërlidheshin me temat më të rëndësishme, si: reforma policore përmes menaxhimit të të dhënave, integrimi i një kornize etike në kulturën e organizatave policore, marrëdhëniet me media në shekullin 21, shefat ekzekutivë të policisë sot, shefat femra të policisë ripërcaktojnë lidershipin si kurrë më parë etj.

Po ashtu në këtë konferencë fokus i veçantë i është dhënë luftës kundër terrorizmit dhe radikalizmit të dhunshëm, krimit të organizuar transnacional si dhe llojeve të tjera të krimit.

Me këtë rast drejtori Qalaj gjithashtu ka shfrytëzuar rastin për të marrë pjesë në ekspozitën e pajisjeve të ndryshme policore, me qëllim të avancimit të pajisjes së PK-së me pajisje moderne teknologjike, në përputhje me zhvillimet globale.

Kjo konferencë e karakterit policor është një nga konferencat më të mëdha të mbajtura çdo vit në SHBA, ku Policia e Kosovës është mbështetur dhe është përkrahur nga ICITAP-i amerikan për të qenë pjesëmarrëse.

 

 


 
 


Kalendari

Ngjarjet e datës 13 dhjetor 2018

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe shqyrtimi i raportit te auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Ndërmarrjes Publike Hekurudhat e Kosovës - Trainkos. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Grupi Kombëtarë Monitorues i  Fëmijëve “Respect Our Right” mbeshtetur nga organizatat “Syri i Vizionit” në partneritet me “Save the Children”, organizojnë konferencën për  publikimin e raportit monitorues ‘’Hendeku, kurrikula dhe zbatueshmëria e saj’’. (Hotel International Prishtina, ora 10:00)

- Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovë prezanton rezultatet e punës dhe të arriturave për vitin 2018. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve në kuader të Javës Anti-Korrupsion organizon tryezën lidhur me nevojen për procesin e vetingut në Kosovë dhe vullneti politik. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kosova Youth Atlantic Treaty Asocation mban debatin “Transformimi i FSK-s, ndikimi në sigurinë kombëtare dhe rajonale”. (Kolegji Universum në lagjjen Ulpiana, ora 10:30)

- Ministri i inovacionit dhe ndërmarresisë, Besim Beqaj raporton para Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal lidhur me punën e ministrisë për ketë vit, me theks të veçantë ndarja e fondeve dhe grandëve për start up-et dhe bizneset tjera, si dhe planifikimi i punëve për vitin e ardhshëm. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- ADMOVERE organizon promovimin e raportit "Universiteti i Prishtinës - raportet e akreditimit, revistat dhe bibliotekat". (Hani i 2 Robertëve, ora 11:00)

- Let’s Do It do të organizojë aksion pastrimi në Ferizaj ku do të pastrohet një deponi ilegale në të cilën do të marrin pjesë edhe pjesëtarë të KFOR-it amerikan. (Magjistralja afër Mileniumit në Ferizaj, ora 11:00)

- Ministri i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gash raporton para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri merr pjesë në tryezë diskutimi me stafin akademik të Fakultetit Juridik për themelimin e një Gjykate Komerciale - Tregtare. (Salla e profesorëve në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ora 11:00)

- Nisin punimet për pastrimin e deponisë më të mëdha në Kosovë në Pasomë të komunës se Vushtrrisë. (Pasomë, ora 11:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Kosovës, Rexhep Hoti do të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. (Objekti i Komunës së Gjilanit, ora 11:00)

- Nën organizimin e OVL UÇK-së, SHIL UÇK-së dhe SHFD UÇK-së do të bëhet përurimi i kompleksit dhe zbulimi i plakës përkujtimore për 41 dëshmorët e kombit, Mujë Krasniqi dhe 40 bashkëluftëtarët tjerë. (Fshati Gorozhub në Prizreni, ora 12:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media lidhur me ndikimin e taksës 100% në ekonominë e Kosovës. (Selia qendrore e AKB-ës, ora 13:00)

- Mbahet takimi me studentët e Fakultetit Ekonomik - Prishtinë dhe prezentimin e temës ‘’Kosova ofron perspektivë’’ , e organizuar nga kompania Al Trade Center. (Objekti i Fakultetit Ekonomik, ora 14:00)

- Swisscontact në Kosovë, organizon një takim miqesor të fundvitit me media. (Restaurant "Remember Me", ora 14:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, inspekton trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës. (kazerma “Adem Jashari” në Prishtinë, ora 15:00)

- Nxënësit Kosovarë marrin pjesë në Garën Nacionale të Recitimit të Poezisë në Gjuhën Angleze. (Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare, ora 15:00)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës hap ekspozitën “Një perspektivë ndryshe!” te autorit Agon Nimani. (Galeria e Ministrisë së Kulturës në kompleksin “Qafa”, ora 19:00)