25 Prill 2024

Policia e Kosovës dhe Policia e Shqipërisë nga sot nisin patrullimet e përbashkëta

Prishtinë, 1 korrik - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se turni i parë i zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, gjegjësisht të Njësive Rajonale të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR) dhe Njësisë për Kontroll të Autostradave (NJKA), do të udhëtojnë sot për në Republikën e Shqipërisë për të filluar patrullimet e përbashkëta. 

Fillimit të patrullimeve të përbashkëta do t'i paraprijë takimi i cili do të mbahet sot në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmice, nga ku pastaj së bashku me autoritetet e Policisë së Shtetit Shqiptar zyrtarët policor do të vazhdojnë për në Republikën e Shqipërisë, për detyrën konkrete sipas memorandum bashkëpunimit.

Patrullimi i përbashket ka ardhur sepse gjatë sezonit turistik, po thuajse çdo vit ka një rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve nga Kosova që shkojnë për pushime në zonat turistike të Shqipërisë, si dhe të mjeteve që qarkullojnë në akset kryesore rrugore që lidhin të dy vendet, është parë e nevojshme realizimi dhe vazhdimi i kësaj marrëveshje të përbashkët.

Me synim të intensifikimit dhe forcimit të bashkëpunimit të mëtejmë midis policive të dy vendeve,  nëpërmjet planifikimit dhe zbatimit të masave të përbashkëta si dhe me qëllim ngritjen e sigurisë në trafik për pjesëmarrësit e të dy vendeve, në vazhdimësi janë vlerësuar të nevojshme dhe të suksesshme patrullimet e përbashkëta në Shqipëri, andaj si rezultat i këtyre vlerësimeve edhe këtë vit u nënshkrua kjo Marrëveshje Mirëkuptimi.

Përveç tjerash ky patrullim i përbashkët ka për qëllim vendosjen e bashkëpunimit konkret në fushën e parandalimit të kundërvajtjeve administrative, për rritjen e efikasitetit të luftës ndaj humbjes së jetëve njerëzore në aksidentet rrugore dhe zbatimin me rigorozitet të legjislacionit rrugor, për krijimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugës, që qarkullojnë në akset rrugore që lidhin dy vendet.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)