20 Prill 2024

Policia e Kosovës dhe e Maqedonisë mbajnë një ushtrim të përbashkët

Prishtinë, 19 dhjetor - Në bazë të Protokolleve për bashkëpunim dhe Protokollit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë për Punë të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ndjekje të menjëhershme ndërkufitare në flagrancë e nënshkruar në vitin 2017, sot do të mbahet një ushtrim i përbashkët ndërmjet institucioneve të të dy shteteve.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në brezin kufitar të të dy shteteve, zona kufitare Glloboçicë, do të realizohet një ushtrim i përbashkët operativo-taktik i koduar “Potera-Ndjekja”, në të cilin do të marrin pjesë njësi policore të profileve të ndryshme, me pajisje të ndryshme policore nga të dy shtetet.

Për ta përcjellë nga afër këtë ushtrim të përbashkët, i cili ka për qëllim demonstrimin e performancës dhe veprimeve të përbashkëta të sinkronizuara ndërmjet Policisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së veriut, në parandalimin dhe ballafaqimin ndaj aktiviteteve grupeve kriminale ndërkufitare, do të marrin pjesë personalitete të niveleve të larta nga të dy qeveritë e shteteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)