19 Prill 2024

Policia e Kosovës arreston një person të kërkuar nga interpol-i

Prishtinë, 20 janar - Policia e Kosovës, në vazhdën e bashkëpunimit me interpol-in, duke u mbështetur në hetime paraprake, sot ka zhvilluar një operacion policor në rajonin e Prizrenit me qëllim arrestimin e një personi të kërkuar. Personi kërkohej nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë përmes interpol-it.

Policia e Kosovës, konkretisht FAST Kosova-ILECU, sot, në ora 09:30 në Suharekë, ka arrestuar një mashkull: S.L., viti i lindjes 1988, shtetas i Shqipërisë. I njëjti ishte në kërkim nga interpol Tirana për ‘rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje’.  I arrestuari është dërguar në Stacionin Policor Prizren dhe ndaj tij do të vazhdohet procedurat e parapara  për rastet e tilla.

Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit, luftimin e dukurive kriminale , POR edhe e përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit policor me organizata policore si interpol-in në këtë rast.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)