19 Prill 2024

Policia dëbon lëmoshë-kërkuesit

Skenderaj, 23 mars - Policia e Kosovës ka dëbuar të martën tre lëmoshë-kërkues nga territori i Republikës së Kosovës.


Sipas një komunikate, policia ka takuar tri femra të përkatësisë etnike rome, banore të Republikës së Shqipërisë dhe një mashkull të përkatësisë etnike shqiptar, banor i Republikës së Kosovës, derisa ishin duke kërkuar lëmoshë në Prekaz i Epërm të Skenderajt.


Pas identifikimit në stacionin policor në Skenderaj, kanë iniciuar procedurat e parapara në bazë të nenit 10 të ligjit për Ruajtjen e Rendit dhe Qetësisë Publike dhe me vendim të organit ekzekutiv të gjykatës përkatëse, ndaj personave të dyshuar, trupi gjykues ka marrë vendim për dëbim nga Kosova të tre banorëve të Republikës së Shqipërisë, për në vendin e origjinës së tyre.


“I dyshuari i katërt, banor i Kosovës, është dënuar me gjobë të paraparë në bazë të dispozitave ndëshkimore të ligjit për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike”, është shtuar në komunikatë, sipas të cilës dëbimi i personave jashtë Kosovës është ekzekutuar nga njësitë policore të stacionit Skenderaj, në pikën kufitare Kosovë-Shqipëri në Morinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)