24 Prill 2024

Policia arreston shtatëmbëdhjetë persona për veprimtari penale

Prishtinë, 29 gusht - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Njësia për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (NjHTQNj) - Prishtinë, pas një hetimi paraprak, dje ka zbatuar një plan taktik ku ka arrestuar 14 (katërmbëdhjetë) të dyshuar.

Tre (dy femra dhe një mashkull) të dyshuar, janë arrestuar për përfshirje në Veprat Penale: ,,Mundësim ose Detyrim në Prostitucion’’ dhe "Ofrim i lokaleve për Prostitucion", kurse 11 të dyshuar të tjerë, për ,,Marrje me Prostitucion”.  Lidhur me rastin është njoftuar prokurorja  kujdestare, me aktvendim të saj,  të  dyshuarit  janë liruar  në procedurë të rregullt.

Po ashtu, më 28.08.2018 NjHTQNj-Ferizaj, pas një hetimi të bërë, ka arrestuar një të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Mundësim dhe Detyrim në Prostitucion”. Në konsultim me prokurorin e rastit të Prokurorisë Themelore Ferizaj,  i dyshuari lirohet ndërsa lënda shkon në procedurë të rregullt.

Më 28.08.2018, NjHTQNj-Gjilan, ka arrestuar dy persona të dyshuar, për shkak të dyshimit të bazuar për ,,Marrje  me Prostitucion”.

Personat e arrestuar, pas kompletimit të rastit janë dërguar me procedurë të shpejtë në Gjykatën Themelore në Gjilan.

Policia mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave të saja kushtetuese e ligjore për të ofruar rend dhe siguri publike, luftuar aktivitetet kriminale, përfshirë trafikimin me qenie njerëzore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)