19 Prill 2024

Policia arreston pesë të dyshuar dhe konfiskon mbi 10 kg marihuanë

Prishtinë, 28 shkurt - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), pas një pune hetimore, në Skënderaj ka ndaluar tri vetura, gjatë kontrollit të të cilave janë gjetur 20 paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë të përgjithshme prej: 10835 gramë  (10 kg. 835 gramë).

Policia ka arrestuar pesë të dyshuar, të cilët  dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit që kanë kryer veprën penale: ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Të arrestuarit nga policia janë: A.L. viti i lindjes 1956; K.L. viti i lindjes 1993; G.J.  viti i lindjes  1986; E.L. viti i lindjes 1995 dhe E.M. viti i lindjes  1984.

Si prova materiale janë konfiskuar edhe tri vetura dhe pesë telefona celularë.

Pesë të dyshuarve, me aktvendim të prokurorit, u caktohet masa e ndalimit  prej 48 orësh.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)