28 Shkurt 2020

Policia arreston personin e kërkuar për 5 raste të veprave penale

Pejë,18 dhjetor - Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 6 shtator ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar Fisnik Bajram Lajqi.

Ai kërkohej për një rast për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, dy raste për veprën penale “ Përdorim i Armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe dy raste për veprën penale “ Lëndim i lehtë trupor dhe përdorim i Armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Policia e Kosovës falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të siguroj informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe me dje është bërë arrestimi i tij nga njësitet policore të DRP-Pejë.

I dyshuari i lartcekur është dërguar ne vuajtje dënimi prej 39 muajve në Qendrën Korrektuese Dubravë.

Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.

Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt.

Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës e ndihmuan qytetarët dhe falënderojmë të gjithë për besimin dhe shtimin e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 shkurt 2020 - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani takohet me kryetarin e Komunës se Pejë, Gazmend Muhaxherinë. (Ndërtesa e Komunës së Pejës, ora 9:30)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim Myftiun Naim Tërnava. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:20 - ndryshim orari, ora 11:00 - vetëm pamje)

- Instituti EPIK, me mbështetjen e Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur do të jetë nikoqirë i pjesëmarrëseve të veçantë në kuadër të tryezës “IPA III”. (Hapësirat Shtëpisë së Europës, përball Zyrës së BE-se, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani viziton shkollën e mesme të arteve “Odhise Paskali” në Pejë. (Objekti i shkollës se mesme të arteve “Odhise Paskali”, ora 10:00)

- Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnav dhe  Dr. Mirza As Saeg shefi i kabinetit të ministrit të Financave të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njëherësh ë edhe anëtar i Fondacionit Al Maktoum nga Dubai do të mbajnë konferencë për shtyp. (Sëiss Diamond Hotel, ora 10:00)

- Mbahet e mbledhja e 26-të e legjislacionit te VI-të Kuvendit Komunal të Istogut. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal të Istogut, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Rahovec, ora 10:00)

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, mban takim me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia dhe drejtorët e SHSKUK, IKSHP dhe Klinikës Infektive. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani viziton shkollën e fillore “Asdreni” në Pejë. (Objekti i shkollës 'Azdreni' në Pejë, ora 10:20)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Vetingu në Kosovë: Si të implementohet një proces i tillë në mënyrë që të sigurohet pavarësi e plotë e sistemit të drejtësisë?”. (Qendrën e Konferencave Orion, ora 10:30)

- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr. Vjosa Osmani merrë pjesë në zbulimin e shtatores së Majlinda Kelmendit në Pejë. (Pejë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e qeverisë, ora 12:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 13:30)

- Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me kërkesa e 41 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 14:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim protestuesit e Trepçës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:30 - vetëm pamje)

- NISMA Socialdemokrate, shënon 6 vjetorin e themelimit të partisë. (Hotel Emerald, ora 17:30)