29 Mars 2024

Policia arreston gjashtë të dyshuar dhe konfiskon rreth 47 kg marihuanë

Prishtinë, 4 janar - Policia e Kosovës ka bërë të ditur së Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik- Prishtinë, në asistencë edhe të: Njësisë Speciale Operative, të Njësisë me Qenë - K9 dhe Krim Teknikës, pas një  hetimi paraprak dhe me urdhëresë nga organet e drejtësisë, dje rreth orës 13:50 ka realizuar një kontroll në dy lokacione ku dyshoje se ka lëndë narkotike. Kontrolli policor realizohet në fshatin Marec, komuna e Prishtinës dhe në Matiqan-Prishtinë.

Në këto lokacione është gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale sasia prej:  47 kg e 115 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, tri armë-revole, 27 copë municion 9 mm, 29 copë municion 7.9 mm, 8 telefona, 2 725 euro, 100 dinar të Serbisë dhe tri vetura.

Gjatë operacionit policor  janë arrestuar gjashtë të dyshuar:  J.M   viti i lindjes 1945, B.B   viti i lindjes 1988,  A.L   viti i lindjes 1995, I.B    viti i lindjes 1980, B.F   viti i lindjes 1978, F.S   viti i lindjes 1985.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore Prishtinë personat e dyshuar dërgohen në Qendrën e Mbajtjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)