28 Mars 2024

Policia arreston dy persona të dyshuar dhe konfiskon armë dhe municion

Prishtinë, 17 dhjetor - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, e asistuar nga njësi tjera relevante të Policisë, kanë bërë arrestimin e dy personave të dyshuar, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale ‘fajde’, ‘detyrim’ dhe ‘kanosje’.

Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë: I. M. lindur me 1976 dhe K. M. lindur me 1997.

Të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë, nga njësitet policore, duke pranuar paratë-fajdenë prej 2000 eurove.

Nga të dyshuarit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar: 2000 euro para të gatshme, një veturë, një pistoletë me 17 fishekë dhe dy telefona celularë dhe disa dokumente/kontrata të huadhënies.

Gjatë bastisjes në shtëpitë e dy të dyshuarve në fshatin Krushë e Vogël në Prizren janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie me 26 fishekë, tri pistoleta me 120 fishekë, një laptop, bereta italiane me 2 karikatorë, bereta 9 mm me një karikator, zastava TT me dy karikatorë, pushkë automatike e llojit dhe kalibrit të panjohur, me 3 karikatorë dhe fletore me shënime dhe dokumente tjera relevante.

Pas intervistimit, dy të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre është iniciuar rasti për kryerjen e veprave penale ‘fajde’, ‘detyrim’, ‘kanosje’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armës’.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)