28 Mars 2024

Policia arreston dy persona për shantazh

Prizren, 27 shkurt - Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit ka njoftguar se pas një pune operative-hetimore, dje, në orët e pasdites janë arrestuar dy meshkuj mbi bazën e dyshimit se të njëjtit përmes shantazhit dhe kanosjes kanë përfituar sasi të parave dhe stolive të arta nga dy femra të reja, viktima të rastit.

Hetimi është kryer në bashkëpunim me prokurorinë e shtetit dhe gjykatën.

Gjatë arrestimit janë siguruar prova materiale të cilat do të përdorën si dëshmi në procedurën penale kundër të dyshuarve.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit ndalën nën masën e arrestit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)