29 Mars 2024

Policia arreston 7 persona për fajde

Prishtinë, 20 maj - Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, sot, ka ndaluar  personat me inicialet Ismet Osmanin (Curri), Ilir Bojkun, Mentor Maqanin., Rrahim Hashimin, A.Th., E.L., dhe Z.J.,  me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Fajdeja”, nga neni 343 të KPRK-së dhe “Detyrimi” nga neni 340 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjatë aplikimit të masave teknike të vëzhgimit dhe hetimit, sipas urdhëresës së Gjykatës, më 20.05.2019, Policia e Kosovës ka zhvilluar aksionin e bastisjes në disa lokacione të Prishtinës, me ç’ rast ka arrestuar të dyshuarit e lartcekur. 

Me urdhër të prokurorit të çështjes, të njëjtit janë ndaluar për 48 orë, ndaj të cilëve pritet që në afatin ligjor të ushtrohet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)