25 Prill 2024

Policia apelon për shtim të vigjilencës gjatë drejtimit të automjeteve në trafik

Prishtinë, 9 nëntor - Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka apeluar tek qytetarët për shtim të vigjilencës gjatë drejtimit të automjeteve në trafik.

Ky apel sipas policisë ka ardhu duke iu referuar gjendjes së pergjitshme në trafikun rrugor ku gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur, 2 aksidente të rënda të cilat kanë rezultuar me pasoja fatale, ku tre persona kanë humbur jetën.

Me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme në trafik Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët e vendit, që të respektojnë dispozitat ligjore që dalin nga ligji për rregullat e trafikut rrugor, të respektojnë shenjat e trafikut, kufizimet e shpejtësisë, t’u përshtaten kushteve të rrugës, si dhe të mos e përdorin telefonin gjatë vozitjes.

"Të gjithë drejtuesve të automjeteve u bëjmë thirrje që të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit në rrugë, posaqërisht tani kur kanë filluar ndryshime atmosferike, reshje dhe shfaqje të mjegullave, gjatë natës dhe në orët e hershme të mëngjesit kur mund të paraqiten edhe ngrica të cilat vështërsojnë qarkullimin", ka theksuar policia.

Policia e Kosovës me njësitet e saj vazhdon të monitoroj dhe menaxhoj situatën në trafikun rrugor nëpër të gjitha rrugët e vendit dhe aty ku pjesmarrsit bien ndesh me regullat në trafik, masa ndeshkuese ligjore do të aplikohen me qëllim të parandalimit të rasteve të aksidenteve, në veqanti aksidenteve me fatalitet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)