24 Prill 2024

Polici Artur Marsori, pas trajtimit mjekësor në Turqi, u kthye sot në vendlindje

Prishtinë, 3 shtator - Policia e Kosovës, sot ka organizuar pritjen në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës për pjesëtarin e saj i cili ishte në shërim në Turqi për një periudhë të gjatë. Zyrtari policor, i cili kishte pësuar lëndime të rënda në Zhur të Prizrenit, në një intervenim policor në të cilin kishte humbur jetën një zyrtarë tjetër policor.  

Zyrtari policor i plagosur nga shpërthimi, pas trajtimit fillimisht nga mjeku në Emergjencën e Prizrenit ishte bartur për në QKUK-në për tretman mjekësor.

Lëndimet ishin serioze, përfshirë dëmtim të syve. Mjekët e QKUK-së kanë bërë intervenime në ndalje të gjakderdhjes dhe mbajtjen në jetë të parametrave vital. Grupi i eksperteve mjekësor rekomandojnë trajtim jashtë institucioneve shëndetësore publike.

Policia e Kosovës, me përkrahjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Fondit të Sigurimit Shëndetësor, Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës dhe Ekipës Emergjente, mundësuan dërgimin e zyrtarit policor për shërim jashtë vendit.

Më 30.01.2020, zyrtari policor dërgohet për shërim në Turqi. Atje kryen operacione në sy, më 31 janar 2020, duke vazhduar me intervenime kirurgjike të tjera me datat: 1 shkurt , 12 shkurt, 26 shkurt  dhe 11 mars dhe më pas duke vazhduar tretmanin rehabilitues.

Sot,  Policia e Kosovës ka organizuar pritje për pjesëtarin e saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, në pritje ka qenë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Z.Rashit QALAJ dhe stafi komandues menagjerial i PK-së.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, u shpreh i kënaqur me ardhjen e pjesëtarit të PK-së në vendlindje, po ashtu falënderoi institucionet e vendit për përkrahjen si financiare po ashtu edhe ndihmën e mjekëve kosovarë dhe atyre turq në trajtim të këtij rasti.

Pos, eprorëve më të lartë policorë dhe kolegëve tjerë, për ta pritur zyrtarin policor kishin dal edhe shumë familjar. Policia e Kosovës, falënderon të gjithë ata që në çfarëdo forme ndihmuan në shërimin e zyrtarit policor dhe mirëpret kthimin fillimisht pran familjes dhe shpresojmë në kthim të shpejt të tij pranë kolegëve në realizim të detyrës fisnike në shërbim të qytetarëve të vendit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)