24 Prill 2024

Policët kërkojnë pensione të parakohshme prej 300 eurosh

Prishtinë, 24 gusht - Mbi 1 mijë zyrtarë policorë të Kosovës pritet të dalin në pension të parakohshëm nëse projektligji i hartuar procedohet në Qeverinë e Kosovës.

Përfaqësues të Sindikatës së Policisë kanë shpalosur edhe kërkesat e tyre të pensionimit, shkruan sot Gazeta "Zëri".

Sindikata e Policisë ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës pensione të ngjashme si të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). 60-përqindëshi i pagës së tyre bruto i bie të jetë mbi 300 euro për 1 mijë zyrtarët policorë të cilët pensionohen në moshën 55-vjeçare.

Një projektligj i tillë ka filluar të hartohet, pavarësisht se Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) e kishte kritikuar ashpër një iniciativë të tillë.

“Në të njëjtën kohë ne jemi gjithnjë e më të shqetësuar për iniciativat e shpenzimeve sociale, siç është skema e propozuar e pensioneve për mësuesit të cilët punuan në sistemin paralel në vitet 1990 ose skemën e pensionit të parakohshëm për forcat policore."

"Këto do të krijonin detyrime të mëdha të pensioneve të pafinancuara, të cilat sistemi i pensioneve tashmë i pafinancuar në Kosovë thjesht nuk mund ta përballojë. Për më tepër, kërkesa për skema të ngjashme për profesione tjera me siguri do të pasojë, duke vënë në rrezik buxhetin e Kosovës dhe qëndrueshmërinë e borxhit”, pati thënë kohë më parë shefi i FMN-së Ruud Vermuelen gjatë një interviste për këtë gazetë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)