22 Shtator 2018

PK e përkushtuar për luftimin dhe parandalimitntë veprimtarive kriminale

Prishtinë, 5 korrik - Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj ligjore dhe kushtetuese, është e përkushtuar në përmbushjen e objektivave strategjike, në luftimin dhe zbulimin e të gjitha veprimtarive kriminale, duke përfshirë edhe veprat penale të fajdesë&detyrimit.

Veprat penale (VP) ‘fajdeja’ dhe ‘detyrimi’ kryhen për përfitime materiale, ku fajdedhënësit iu japin para të gatshme personave të ndryshëm, duke shfrytëzuar gjendjen e rënduar të tyre në kuptimin material dhe të gjykimit të gabuar të situatës materiale.

Policia, bazuar në mandatin e saj ligjor, mbledh dhe analizon të dhëna për dukuri të ndryshme kriminale, të cilat mund të paraqesin rrezik për shoqërinë, dhe njëkohësisht bën planifikime operacionale për parandalimin e veprave penale, në rastin konkret është hartuar plani operativ “Stop fajdesë dhe detyrimit”.

Qëllimi i këtij plani është identifikimi, parandalimi, hetimi dhe arrestimi i të dyshuarve që në çfarëdo mënyre janë të inkriminuar me VP të fajdesë dhe detyrimit.

Bashkëpunimi i ngushtë me Prokurorinë e Shtetit, lidhur me luftimin e këtyre veprave penale si dhe bashkëpunimi me qytetarët në këtë drejtim është i domosdoshëm.

Vlen të potencohet se në këtë aspekt PK-ja ka bashkëpunim shumë të ngushtë me qytetarët, ndaj të cilëve jemi shumë mirënjohës dhe falënderues.

Me qëllim të sensibilizimit dhe avancimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit me qytetarë, si dhe me qëllim të parandalimit dhe luftimit të veprave penale fajde & detyrim ftojmë qytetarët që kanë informata ta kontaktojnë Policinë e Kosovës në tel: 192, 038 550 999, 0800 19999, ku i sigurojmë se të gjitha informacionet e tyre do të trajtohen me seriozitet.


Kalendari

Ngajrjet e datës 22 shtator 2018

- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ju njofton se në bashkë organizim me Komunën e Prishtinës, OJQ-të “Lets do it Kosova”, “REC”, “GAC” dhe SHFMU “Shkolla e Gjelbër” ju ftojmë të merrni pjesë në shënimin e 22 Shtatorit, Ditës Ndërkombëtare pa Makina. (Hapësirat para Objektit Qeveritar gjegjësisht “Ish objekti Rilindja”, ora 10:00)
 
- Në Teatrin Dodona, do te jepet shfaqja "Mustaqoshi Larosh" me regji te Melihate Qena. (Teatri Dodona, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Mitrovicë në të cilën do të flasin Albin Kurti, Agim Bahtiri, Fatmire Mulhaxha Kollçaku dhe Faruk Mujka. (Qendra e Kulturës "Rexhep Mitrovica", ora 14:00)