18 Prill 2024

PK demanton shkrimet e disa mediave në lidhje me raportin e auditimit

Prishtinë, 17 maj - Policia e Kosovës për hir të korrektësisë dhe transparencës së vazhdueshme që ka treguar me media dhe opinionin, pas publikimit të shkrimeve nëpër disa media të elektronike duke përfshirë gazetën zëri me titull ”Qindra zyrtarë policorë mbajnë pozita në mospërputhje me gradat” dëshirojmë t’ju informojmë dhe sqarojmë se:

Për të realizuar me sukses objektivat kushtetuese dhe ligjore, si çdo polici tjetër në botë edhe Policia e Kosovës ka nevojë të caktimit të personelit policor në detyra dhe pozita të caktuara sipas strukturës organizative, e po ashtu edhe të pajiset me pajisje nga më të ndryshmet dhe komplekse të fushës së sigurisë.

Policia e Kosovës si organizatë e madhe me mbi 9000 punonjës ka raste ku zyrtarët policorë suspendohen apo transferohen për shkaqe të ndryshme, ku pozitat e tyre duhet patjetër të plotësohen me personel tjetër në cilësinë e ushtruesve të detyrës derisa të rekomandohet për veprime te mëtutjeshme nga autoriteti përkatës.

Një analizë të tillë të uljes së numrit të pozitave të caktuara si ushtrues detyre, PK-ja e ka filluar që nga viti 2011 që ka vazhduar në kontinuitet, me qëllim të ndërmarrjes së veprimeve konkrete, duke ulur numrin e pozitave të tilla.

Lidhur me pagat dhe kompensimin e personelit policor, sipas Ligjit të Policisë merren parasysh kushtet e veçanta nën të cilat ata i kryejnë detyrat e tyre. Paga themelore e zyrtarëve ndryshon duke u bazuar në faktorët përfshirës, por jo të kufizohet vetëm me gradën dhe kohëzgjatjen e shërbimit. Megjithatë, ne si PK kemi marr seriozisht të gjitha rekomandimet nga autoriteti i auditimit dhe në vazhdimësi kemi qenë dhe jemi të përkushtuar në implementimin e këtyre rekomandimeve.

Policia e Kosovës, me qëllim të plotësimit dhe sistematizimit të pozitave me grada respektive, ka realizuar proceset e promovimit/gradimit të zyrtarëve policorë, të cilat tanimë kanë përfunduar për gradën nënkolonel dhe major, përderisa aktualisht jemi duke vazhduar procesin e promovimit për gradën kapiten, procese këto të cilave iu paraprin një analizë dhe vlerësim i nevojave për kapacitete apo resurse njerëzore, njëkohësisht duke marrë parasysh edhe rekomandimet nga autoritetet për auditim të realizuara gjatë vitit 2017, ku tanimë gjendja reale në këtë drejtim në PK dukshëm është përmirësuar.

Sa u përket procedurave të prokurimit Policia e Kosovës kujdeset që të gjitha të realizohen në mënyrë strikte në respektim të plotë të legjislacionit në fuqi, procedura këto të cilat realizohen çdo herë në bashkëpunim me institucionet tjera përgjegjëse, përfshirë OSHP, KRPP etj. Të gjitha veprimet në procedurë që varen nga PK-ja gjithherë kryhen me kohë sipas afateve të parapara me ligj.

Ndërsa sa i përket menaxhimit të buxhetit dhe çështjeve financiare PK-ja i kushton një rëndësi të veçantë respektimit dhe implementimit të procedurave të parapara sipas rregullave financiare, mirëpo vitin e kaluar për arsye të disa ndryshimeve në rregullat financiare nga ministria kompetente, edhe në Policinë e Kosovës janë shkaktuar disa vështirësi në adaptim me rregullat e reja, probleme këto të cilat tanimë janë zgjidhur.

Po ashtu, ndër pajisjet më të rëndësishme dhe primare konsiderohen edhe automjetet policore të cilat sigurojnë një mobilitet për të kryer detyrat dhe përgjegjësitë policore, duke qenë çdo herë pranë qytetarëve, me qëllim të ofrimit të sigurisë.

Sipas rregullave në realizimin e projekteve edhe PK-ja varet nga shumë akterë institucionalë publikë dhe privatë, shpesh kjo varësi na sjell në situata kur jemi të hendikepuar të veprojmë, kurse në anën tjetër kërcënimet e sigurisë nacionale na sfidojnë.

Policia e Kosovës në shfrytëzimin e buxhetit që i ndahet është shumë transparente dhe kujdeset që të respektohet legjislacioni në përpikëri.
Policia e Kosovës siç dihet shfrytëzon automjetet pa ndërprerë 24/7 në realizimin e detyrave policore.

Vjetërsia e automjeteve ekzistuese dhe amortizimi i tyre si rezultat i punës së pandërprerë ka sjellë një situatë që automjetet të kenë nevojë për riparime të shpeshta.

Duke pasur parasysh se PK-ja është organizatë e madhe policore me numër të madh të automjeteve, të cilat qarkullojnë pa ndërprerë 24/7, është normale të ketë prishje dhe nevojë për servisim apo riparim të automjeteve dhe njëkohësisht është e pamundur të parashihen dhe të dihen saktë prishjet e mundshme të tyre.

Për të tejkaluar të gjitha këto probleme PK-ja ka angazhuar staf profesional që kujdeset në riparimin e tyre.

Menaxhmenti i PK-së është shumë i përkushtuar që të ketë kontroll, mbikëqyrje dhe riparime sa më efikase dhe sa më ekonomike, në mënyrë që automjetet të jenë operacionale në kohën sa më optimale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)