25 Prill 2024

Pjesëtarët e FSK-së shpëtojnë jetën e një qytetari të aksidentuar

Prishtinë, 19 nëntor - Forca e Sigurisë se Kosovës ka bërë të ditur se sot, rreth orës gjashtë e dyzetë minuta, në rrugën Gjakovë - Prishtinë, përkatësisht në fshatin Planqor,  ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku falë intervenimit të shpejtë të pjesëtarëve të FSK-së arrihet të shpëtohet jeta e qytetarit të rënë në një humnerë përskaj rrugës.

Intervenimi i shpejtë i pjesëtarëve të FSK-së, duke i dhënë ndihmën e parë, ka ndikuar të kthehet në jetë qytetari i aksidentuar, i cili më pas me ndihmë të shpejtë është dërguar në spitalin rajonal të Gjakovës.

FSK-ja me përkushtim dhe profesionalizëm janë gjithmonë të gatshëm t’u dalin në ndihmë qytetarëve të vendit, jo vetëm kur ata e kërkojnë, por edhe në raste të tilla.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)