19 Prill 2024

Përurohet Qendra për Pajisje me Dokumente në Obiliq

Prishtinë, 13 gusht - Në komunën e Obiliqit është bërë përurimi i ndërtesës së re të Qendrës për Pajisje me Dokumente ku qytetarët mund të kryejnë shërbimet për aplikim dhe pajisje me letërnjoftim, patentë-shofer dhe regjistrim të veturave.

Po ashtu, në këtë Qendër do të vendoset edhe shërbimi i gjendjes civile. 

Në këtë ceremoni mori pjesë ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi dhe kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi.

Ministri Gashi tha se është një mundësi e mirë për qytetarët e Obiliqit, të cilët tashmë do të mund të kryejnë shërbimet për pajisje me dokumente brenda një hapësire, i cili është modeli i parë në  nivel vendi.

Me këtë rast, ministri Gashi tha se investimet e tilla do të vazhdojnë edhe në nivel të Republikës së Kosovës.

Ndërsa kryetari i komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi falënderoi ministrin Gashi për përkrahjen e dhënë në ndërtimin e këtij objekti.

Projekti për ndërtimin e Qendrës për Pajisje me Dokumente, në vlerë prej 270 mijë euro,  është financuar nga Ministria e Punëve të Brendshme ndërsa hapësira për ndërtimin e këtij objekti është ofruar nga Komuna e Obiliqit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)