16 Gusht 2018

Përurohet lapidari për ushtarët e NATO-s të rënë në Kosovë

Prishtinë, 12 qershor - Qeveria e Kosovës ka nxjerrë vendimin për ngritjen e lapidarit për ushtarët e NATO-s të rënë në Kosovë, pas  hyrjes së trupave të KFOR-it në Kosovë më 12 qershor 1999.

Kjo nismë është marrë për të nderuar sakrificën e ushtarëve të rënë gjatë misionit paqeruajtës  në Kosovë, duke vlerësuar kontributin e tyre për ruajtjen e paqes, krijimin e kushteve për një jetë të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ky lapidar i ngritur në sheshin “Nëna Terezë” të Prishtinës do të përurohet sot. Të pranishëm do të jenë drejtuesit shtetërorë dhe politikë të vendit, përfaqësues nga NATO-ja, ish-komandantë të KFOR-it, familjarë të të rënëve, përfaqësues të shteteve të tyre dhe të ftuar të tjerë.

Lapidari shpreh mirënjohjen për ushtarët e rënë, për familjet e tyre dhe shtetet e tyre në shërbim të paqes dhe sigurisë. Po ashtu, për ne është edhe dëshmi e shprehjes së mirënjohjes për ushtarët e aleancës së NATO-s dhe KFOR-it, me çka tregojmë jo vetëm nderimin dhe mirënjohjen, por edhe synimin tonë si shtet që edhe Kosova të jetë anëtare e NATO-s.

Duke nderuar të kaluarën dhe sakrificën e  ushtarëve të NATO-s, ne tregojmë edhe përkushtimin tonë drejtë së ardhmes. Një komb që nderon sakrificën e aleatëve, ai ka nderuar vetveten dhe ka siguruar të ardhmen e tij. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Gusht 2018 - Ministri i Financave Bedri Hamza dhe ambasadori gjerman në Kosovë Christian Heldt nënshkrimit të Marrëveshjes Grant “Shërbime Financiare për Krijimin e Vendeve të Punës në Sektorin e Bujqësisë, Fondi për Garantimin e Kredive III” në vlerë 6.5 milionë euro. (Ministrinë e Financave në ndërtesën e Qeverisë, ora 10:30)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takohet me Kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka, për bashkëpunimin ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 13:00)

- Kolegjit ISPE mban konferencën e radhës për media ku do të prezantohen fakte të shkeljeve të rënda ligjore  nga Ministri aktual  i MASHT-it dhe Bordi i AKA-së. (Objekti i Kolegjit ISPE, ora 14:00)

- Në kuadër të edicionit të 9-të të Festivalit të filmit të animuar “Anibar”, mbahet panel diskutimi me temën “Sfidimi i stereotipeve gjinore përmes animacionit”.  (Shtëpia e Kulturës në Pejë, ora 17:00)

- Jazz kompozitorja shqiptaro-zvicerane, Elina Duni vjen me performancë në Anibar. (Parku Karagaq në Pejë)