25 Prill 2024

Përkujtohet dëshmori, Bashkim Kerolli në 21 vjetorin e rëniës heroike të tij

Padesh, 18 korrik - Me organizimin e bashkëfshatarëve dhe  bashkëluftetarëve është përkujtuar dëshmori i kombit, Bashkim Kerolli në 21 vjetorin e rënies heroike të tij te Rrasa e Zogut në Padesh.

Përveç banorëve të fshatit Polac pjesëmarrës ishin edhe shumë bashkëluftëtarë te tij, veteranë, invalidë dhe familje te dëshmorëve.

Fillimisht bashkëluftëtarë dhe bashkëfshatarët e tij bën homazhe në fshatin Polac për të vazhduar me pas pranë lapidarit në kufirin shqiptaro-shqiptarë, tek vendi quajtur Rrasa e Zogut në Padesh.

Gjatë këtij aktiviteti përkujtimorë bashkëluftëtarët e dëshmorit Bashkim Kerolli evokuan kujtime nga koha e luftës 1998 pikërisht 21 vite më parë, duke përkujtuar kështu edhe të gjitha ata që kontribuuan për lirinë e Kosovës dhe ata të cilët ranë për të mos vdekur kurrë.

Në fillim të korrikut të vitit 1998, shumë luftëtarë dhe rekrutë të rinj të UÇK-së, nga treva te ndryshme nisen për në Shqipëri. Për shkak të radhës që diktonin rrethanat e asaj periudhe, këta ushtarë të armatosur u detyruan të qëndrojnë pak ditë në Shqipëri e të presin deri në momentin e duhur për t’u kthyer në Kosovë, me armët dhe municionin ngarkuar.

Rruga e kthimit për në Kosovë nis në mesin e korrikut të vitit 1998. Arrijnë deri te Rrasa e Zogut, kur në orët e mëngjesit të 19 korrikut, fillon zjarri i pritave serbe në Padesh.

Flakët e këtij zjarri përpijnë gurë e shkrepa dhe bashkë me ta edhe jetën e dëshmorit Bashkim Kerolli. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)