20 Prill 2024

Përkujtohen Arben Xheladini dhe Mon Balaj

Prishtinë, 10 shkurt - Me rastin e 12 vjetorit të demonstratës së 10 shkurtit, ku mbetën të vrarë dy nga protestuesit e Lëvizjes Vetëvendosje! Mon Balaj dhe Arben Xheladini, Lëvizja Vetëvendosje dhe familjar të të vrarëve zhvilluan homazhe tek përmendorja e tyre.

Balaj dhe Xheladini mbetën të vrarë me 10 shkurt 2007 derisa po protestonin kundër negociatave me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit.

Udheheqes te Vetevenodsjes si dhe familjarë të të vrarëve do te vënë lule pllaka përkujtimore e dëshmorëve e vendosur në Sheshin ‘Nënë Tereza’, në kryeqytet, aty ku ishin qëlluar të ndjerët me plumba gome nga policia rumune në vitin 2007.

Edhe pse kanë kaluar 12 vite që kur policia rumune e UNMIK-ut në demonstratën e 10 shkurtit 2007 shtiu me plumba gome drejtë protestuesve duke lënë të vdekur dy prej tyre, megjithatë deri më tash askush nuk është dënuar për këtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)