18 Prill 2024

Përdorimi i forcës nga policia në shpërputhje të plotë me rrezikun

Prishtinë,  13 shtator - Pas miratimit të Ligjit për Pandeminë, është krijuar një bazë ligjore për sanksionimin e atyre që kundërshtojnë masat kufizuese të rekomanduara nga IKSHPK dhe për këtë arsye është rritur numri i ekipeve policore në terren.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) vlerëson se nëse Policia e Kosovës më parë ka qenë më e kujdesshme në shqiptimin e masave ndëshkuese, tani është bërë shumë më e rreptë dhe ka shqiptuar dënime, në kundërshtim me logjikën duke dënuar shoferë të automjeteve kur kanë qenë duke vozitur vetëm apo me anëtarë të familjes së ngushtë. Këtë e kanë bërë në paqartësi të Ligjit.  

Policia e Kosovës ka shqiptuar dënime edhe nëse qytetarët nuk i kanë vendosur maskat si duhet.

Dje, katër policë të PK, pasi e ndaluan një qytetar i cili nuk e kishte vendosur maskën dhe pas një dueli verbal, në prani të familjes dhe qytetarëve, e arrestuan qytetarin NN duke përdorur forcë fizike për neutralizimin e tij.

Në një informatë zyrtare, Policia e Kosovës ka deklaruar se qytetari i arrestuar përveç se ka fyer policët, e ka ngritur edhe dorën duke aluduar se ka dashur të përdorë forcë kundër zyrtarëve policorë.  

KMDLNJ, duke e gjykuar këtë rast si përdorim të panevojshëm të forcës ndaj një qytetari që vetëm verbalisht ka kundërshtuar policët dhe duke konsideruar se përdorimi i forcës është në shpërputhje të plotë me rrezikun real pasi qytetari i dhunuar nuk i ka rrezikuar as policët në detyrë e as sigurinë e të tjerëve ka kërkuar nga Inspektorati Policor i Kosovës të nisë hetimet e menjëhershme në mënyrë që pas hetimeve ta adresojë përgjegjësinë konkrete.

Gabimi kryesor që e bënë Policia e Kosovës në përpjekje për të arsyetuar veprimet e policëve, shkelës të detyrës, është se për opinion e kanë një arsyetim universal se policët e përdorin forcën sepse rrezikohen dhe pengohen në kryerjen e detyrimeve zyrtare.

KMDLNJ përshëndet dhe përkrah reagimin e menjëhershëm të Inspektoratit Policor të Kosovës dhe është i sigurt se IPK do të merr vendim të drejtë, pas përfundimit të hetimeve.

KMDLNJ e vlerëson Policinë e Kosovës si institucion prifesional, të besueshëm dhe korrekt e që e bënë njërinë ndër institucioneve më të sukseshme në rajon në zbatim të ligjit dhe të sigurisë andaj e refuzon çdo identifikim të disa policëve që shkelin ligjin gjatë punës së tyre, me punën e përgjithshme të Policisë së Kosovës.

KMDLNJ ftonë qytetarët që t'i binden urdhërave të Policisë sidomos gjatë pandemusë sepse policët janë të detyruar ta zbatojnë ligjin dhe,  nëse ka shkelje të të drejtave të njeriut ndaj qytetarëve, ata duhet t'i paraqesin rastet në Inspektoratin Policor të Kosovës ose te organizatat për të drejtat e njeriut.

Ky rast por edhe rastet tjera është edhe një argument shtesë për KMDLNj që bartja e maskave në mjedis të hapur nuk duhet të jetë e domosdoshme por se duhet t'i lihet vullnetit të qytetarëve dhe se për këtë arsye qytetarët nuk duhet të dënohen.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)