24 Tetor 2020

Pas arrestimit, Nasim Haradinaj transferohet në Dhoma të Specializuara

Hagë, 26 shtator - Pas arrestimit të tij nga Zyra e Prokurorit të Specializuar Nasim Haradinaju transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje  dhe  shkelje  të  fshehtësisë  së  procedurës,  të  parapara  në  Kodin  Penal  të  Kosovës,  sikurse përfshihen  në  nenin  15(2)  të  Ligjit  nr.  05/L-53  për  Dhomat  e  Specializuara  dhe  Zyrën  e  Prokurorit  të Specializuar.

Sipas Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, policia në kuadrin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka autoritetin dhe përgjegjësinë që të ushtrojë kompetencat që i janë dhënë policë së Kosovës sipas ligjeve të Kosovës.

Në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar gjithashtu përcaktohet se personi kundër të cilit Dhomat e Specializuara kanë lëshuar fletarrestim, merret në ndalim.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dha mbështetje operative dhe logjistike për ZPS-në, në pajtim me mandatin e vet dhe me legjislacionin e Kosovës. Edhe Policia e Kosovës (PK) dha mbështetje operative për ZPS-në.

Informacioni për datën dhe orën e paraqitjes së parë të Nasim Haradinajt para gjykatësit do të njoftohet më vonë.  

Paraqitja  e  parë  do  të  bëhet  në  seancë  të  hapur  dhe  mund  të  ndiqet  në  transmetim  me  video  në Internet https://www.scp-ks.org/sq/transmetim,me pak vonesë në transmetim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Tetor 2020

- Federata e Futbollit e Kosovës rifillon fazen finale te projektit “Elite Youth Development U15”. (Fusha “Top Football” në fshatin Mazgit, ora 9:00)

- Federata e pingpongut të Kosovës organizon kampionatet individuale për U21/e (1999), dhe Veteran. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)