19 Prill 2024

Parku Invativ në Prizren sistemon mbi 500 persona të ardhur nga Shqipëria

Prishtinë, 29 nëntor - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka njoftuar se janë mbledhur sot bashkë i gjithë ekipi emergjent që po angazhohet për strehimin dhe kujdesin e personave të prekur nga tërmeti në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve, për të analizuar gjendjen dhe shikuar hapat e mëtutjeshme që duhet t'i bëjnë për të menaxhuar këtë gjendje të jashtëzakonshme.

Haskuka ka deklaruar se fluksi i të ardhurve nga Shqipëria mbrëmë ka qenë shumë i madh, me ç'rast Parku i ka përmbushur të gjitha kapacitetet që ka në dispozicion, duke i sistemuar mbi 500 persona.

Me këtë rast ai ka kërkuar nga të gjithë të kenë parasysh këtë dhe mos të drejtohen tek Parku pa paralajmërim, pasi që nuk ka më kapacitet të pranohen më shumë persona.

"Të gjithë të ardhurit në Park janë regjistruar, ndërsa tani e tutje do të bëjmë edhe një regjistër më të detajuar për të mësuar nevojat e tyre në aspekt shëndetësor, social dhe arsimor", thekson Haskuka.

Nga Shërbimi Pedagogjik-Psikologjik që është në kuadër të Komunës së Prizrenit, nga sot do të angazhohet një ekip i specializuar për t'u kujdesur edhe për gjendjen psikologjike të tyre, derisa ekipet e kujdesit shëndetësor primar kanë qenë të angazhuar që nga fillimi dhe kanë kryer një punë të shkëlqyer deri më tani.

Dje dhe sot ushqimi është siguruar nëpërmjet donacioneve që kanë ardhur nga bizneset lokale, mirëpo kjo nuk mund të vazhdojë kështu edhe më tej dhe për këtë arsye po Komuna po shikon mundësinë që urgjentisht të krijojmë një kuzhinë mobile dhe të sigurojnë ushqimin në bashkëpunim me shoqatat bamirëse.

"Përveç sistemimit të personave në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve, jemi të vetëdijshëm që edhe shumë familje i kanë hapur shtëpitë e tyre vullnetarisht për t'i pranuar personat e prekur nga tërmeti."

"Për këtë, lus të gjithë ata që i kanë pranuar miqtë tanë nga Shqipëria apo kanë vende të lira dhe mund të pranojnë persona të tjerë, le të lajmërohen në Qendrën e Thirrjeve "Alo Komuna" tek numrat 0800 19 200 dhe në Viber +383 45 119 200, në mënyrë që të bëjmë identifikimin e tyre dhe të kemi një databazë për të pasur më lehtë menaxhimin e kësaj situate."

"Kjo do të na mundësonte që të gjejmë zgjidhje më lehtë ndaj atyre personave që vijnë e nuk kanë ku të strehohen dhe njëkohësisht të ofrojmë shërbime shëndetësore dhe arsimore ndaj tyre", ka thënë me tujt Haskuka

Deri më tani i gjithë menaxhimi i kësaj situate sipas tij është kryer me anë të vullnetarëve dhe forcave tona që i ka Komua e Prizrenit, ndërkaq për ta përballuar këtë situatë edhe në ditët në vijim, kryetari Haskuka pret që të kënë mbështetje nga institucionet e nivelit qendror.

"Falenderoj pa masë të gjithë ata që po angazhohen dhe po kontribuojnë në çfarëdo mënyre për t'i ndihmuar vëllezërit e motrat tona nga Shqipëria", ka pohuar në fund Haskuka. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)