25 Prill 2024

Parandalimi dhe luftimi i trafikimit me qenie njerëzore, prioritet i qeverisë

Prishtinë, 19 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, mori pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, me moton “Mos hesht! Bëj diçka, ndal trafikimin me njerëz!”, që u organizua nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në fjalën e tij, Kryeministri Hoti tha se sot janë mbledhur të gjithë përfaqësuesit institucionalë për të diskutuar këtë temë dhe për të lansuar fushatën kundër trafikimit me qenie njerëzore, në funksion të rritjes së aktiviteteve të institucioneve dhe ngritjes së vetëdijes të qytetarëve kundër kësaj dukurie negative.

“Padyshim se trafikimi me njerëz është shkelje fundamentale dhe shkelja më flagrante e të drejtave të njeriut, prandaj parandalimi dhe luftimi i trafikimit me njerëz është prioritet i qeverisë, pasi kjo çështje është në thelb të vet ekzistencës së qenieve njerëzore që i lëkund themelet e shoqërive demokratike dhe themelet e Bashkimit Evropian”, tha kryeministri Hoti, duke theksuar se ky është ndër problemet me të cilin po përballen të gjithë së bashku në regjion, në BE dhe më gjerë.

Më tej, kryeministri Hoti tha se mundësitë si kjo, por edhe mbështetja e partnerëve ndërkombëtarë janë të mirëseardhura, që të punohet së bashku në luftimin e migracionit ilegal dhe të informohen qytetarët për rrezikun që na vjen nga kjo dukuri negative.

“Padyshim se trafikimi me njerëz i lëndon viktimat në rend të parë, por i lëndon edhe shoqëritë, kufijtë e shteteve tona, i dëmton ekonomitë tona. Në anën tjetër forcon krimin e organizuar, i bën ato struktura më të fuqishme që të vazhdojnë këto aktivitete ilegale”, tha kryeministri Hoti, duke potencuar se ekziston një kornizë e plotë ligjore për luftimin e kësaj dukuri negative, por edhe masat konkrete që kanë ndërmarrë institucionet tona, gjithmonë të harmonizuara plotësisht me ligjet dhe praktikat e BE-së.

Para të pranishmëve, Kryeministri Hoti tha se parandalimi i këtij lloj krimi specifik duhet të ndodh me të gjitha mjetet ligjore që i parasheh legjislacioni ynë në fuqi, duhet të identifikohen shpejt dhe të ndëshkohen bartësit e këtij krimi, duke theksuar po ashtu se kapaciteti ynë veprues dhe ekspertiza jonë duhet të avancohet në përputhje me zhvillimet e reja që po ndodhin sa i përket kësaj dukurie, e cila nuk po njeh kufij.

Duke iu referuar statistikave të viteve të fundit, Kryeministri Hoti tha se në Republikën e Kosovës ka një rënie të rasteve të trafikimit me njerëz, e që ka ardhur si rezultat i punës së institucioneve të Kosovës dhe koordinimit të nevojshëm me partnerët ndërkombëtarë në këtë drejtim.

“Rekomandimet që kemi marrë nga mekanizmat vlerësues ndërkombëtarë për institucionet tona, kanë quar në përgatitjen e planeve të punës dhe veprimeve konkrete në luftimin e kësaj dukurive, andaj sot përgëzojë Policinë e Kosovës dhe të gjitha strukturat që kanë qenë të përfshira në luftimin e kësaj dukurie, organet e rendit dhe të ligjit, të drejtësisë, prokurorinë, gjykatat, shërbimet sociale dhe gjithë akterët që kanë qenë të angazhuar që nga parandalimi, luftimi dhe mbrojtja e viktimave të trafikimit”, tha Kryeministri Hoti.

Sipas Kryeministrit Hoti, është i nevojshëm një koordinim i plotë institucional kundër kësaj dukurie negative, duke potencuar se qëllimi i kësaj tryeze është ndarja e informatave dhe dakordimi për veprime të mëtejmë, por se përtej këtij bashkëpunimi të brendshëm ndërinstitucional, ka nevojë për bashkëpunim më të mirë rajonal dhe bashkëpunim më të mirë ndërkombëtarë, dhe se puna që ka bërë MPB-ja deri më tash, bashkëpunimet me institucionet ndërkombëtare në këtë drejtim do të sjellin rezultate e nevojshme. 


 


 

 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)