26 Maj 2019

Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit është sfidë

Prishtinë, 19 shkurt - Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli priti sot në takim Euywhan Kim, Këshilltar i Lartë Politik nga Zyra për Politika Kundër-korrupsion, Qeverisje të mirë dhe ndërtim të paqes nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), Zyra Qendrore në New York, SHBA.

Havolli bashkëbisedoi me Kim për punën e mandatin dhe kompetencat e Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe për ndryshimet legjislative në drejtim të parandalimit dhe luftimit sa më efikas të korrupsionit në Kosovë.

Kim u njoftua po ashtu për metodologjinë e vlerësimit të legjislacionit që Agjencia Kundër Korrupsionit ka punuar konfom përvojës së pranuar nga vizita studimore në Komisionin Kundër-Korrupsion dhe të Drejta Civile të Republikës së Koresë së Jugut.

Kim në anën tjetër theksoi se parandalimi dhe luftimi i korrupsionit është sfidë për të gjitha vendet e botës dhe është i kënaqur me punën e Agjencisë Kundër Korrupsionit në Kosovë dhe me rezultatet e arritura konform mandatit dhe kapaciteteve administrative që ka ky institucion. 

Kim vuri në theks përparësitë e implementimit të masave preventive në përpjekjet e përbashkëta për luftimin e korrupsionit.

Sipas tij vlerësimi i legjislacionit, vlerësimi i integritetit të zyrtarëve, vlerësimi i integritetit institucional dhe individual, si dhe vlerësimi i riskut nga korrupsionit, janë disa nga mjetet efikase të parandalimit të korrupsionit.

Kim dhe Havolli u zotuan për bashkëpunim edhe në të ardhmen. Ndërkaq, më datën 20 shkurt 2019, Kim do të trajnoj zyrtarët e institucioneve të Republikës së Kosovë në hartimin e politikave dhe zbatimin e masave parandaluese kundër korrupsion.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 maj 2019 - Klubi i vrapimit “XTrailers - fun run” organizon Maratonen 42 kilimetershe Germi Badofc. (Parki Gërmisë, ora 8:00)

- Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti bën homazhe te varr i dëshmorit te kombit, Bafti Haxhiu. (Varrezat e Dëshmorëve në Viti, ora 10:00)

- Me rastin e 20 vjetorit të Masakrës së Tusuzit, nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të organizohet akademi përkujtimore. (Pranë Kompleksit Memorial të Martirëve të Masakrës së Tusuzit, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti merr pjesë në përvjetorin e dytë, Jubilarë, te rënies heroike te dëshmorit te kombit, Bafti Haxhiu. (Sheshi 'Bafti Haxhiu' në Viti, ora 11:00)

- Behet zbulimi i shtatores se dëshmorit te kombit, Bafti Haxhiu. (Sheshi 'Bafti Haxhiu' në Viti, ora 12:00)