25 Prill 2024

Paraburgoset një i mitur në Ferizaj

Ferizaj, 8 janar -  Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, ndaj të miturit Q.M.  sepse ekziston dyshimi i bazuar se me datën 07.01.2019, pas një konflikti verbal me të miturin A.H., e sulmon atë me një brisk duke e goditur dy herë në pjesën e belit afër veshkëve, nga të cilat goditje i dëmtuari pëson lëndime të rënda trupore dhe fillimisht dërgohet në Qendrën Emergjente në Ferizaj e më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)- Prishtinë, me të cilën do të kryente veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 189 par 5 lidhur me par 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I mituri Q.M.  me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet në ndalim që nga data 07 .01.2019. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)