23 Prill 2024

Paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e nënës

Ferizaj, 12 gusht - Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit B.Ç, shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

I pandehuri dyshohet se më 10 gusht 2020, në shtëpinë e përbashkët të banimit në Ferizaj, me dashje ka privuar nga jeta nënën e tij M.Ç, e moshës 83 vjeçare, në atë mënyrë që për motive tani të panjohura e ka goditur 4 herë me thikë në pjesën e përparme të kraharorit duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore nga të cilat ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda - Ibrahim Idrizi kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditëve, masë e cila do të mbahet në Institutin e Forenzikës Psikiatrike në QKUK në Prishtinë.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)