19 Korrik 2019

Pajisja e qytetarëve me dokumente personale brenda afatave ligjore

Prishtinë, 10 maj - Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se tenderi për furnizim me certifikata të gjendjes civile është në fazën e vlerësimit dhe se aktualisht shërbimet e gjendjes civile janë duke u kryer përmes dokumenteve të shtypura në letër të bardhë, por që përmbajnë nënshkrimin e zyrtarit të autorizuar dhe vulën.

Gjithashtu ju njoftojmë se në janar të vitit 2019 kemi pasur një furnizim prej 600.000 certifikatash por për shkak të numrit të madh të kërkesave ato janë shpenzuar brenda një afati të shkurtë kohor.

Këto shërbime kryhen nga të gjitha Zyrat e Gjendjes Civile, nëpër të gjitha komunat dhe nuk ka nevojë për shqetësim nga ana e qytetarëve.

Po ashtu pajisja e qytetarëve me letërnjoftim është duke u bërë brenda afatit ligjor, 15 ditor.

Sipas Ligjit për Letërnjoftim Nr. 05/L – 015, Neni 14 - Organi kompetent është i detyruar të lëshojë letërnjoftimin brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e paraqitjes së kërkesës. Statistikat ditore dëshmojnë se nuk ka tejkalime të këtij afati.

Gjatë muajve të fundit janë paraqitur më shumë kërkesa për aplikim për dokumente personale si letërnjoftim dhe pasaportë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Agjencia për Regjistrim Civil ka kontratë valide për furnizim me letërnjoftime dhe furnizimet bëhen sipas kushteve të kontratës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 korrik 2019 - Ekipi i Luftimit të Brigadës së Këmbësorisë së 44-të, Garda Kombëtare e Ushtrisë së New Jersey do të marrë komandën e MNBG-E nga Ekipi i Luftës së Brigadës së 29-të të Mbrojtjes së Këmbësorisë, Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Hawaii ku menjëherë pas ceremonisë do të mbahet një konferencë shtypi. (Camp Bondsteel, ora 9:00)

- Klinika e Kirurgjisë Vaskulare, në bashkëpunim me Katedrën e Kirurgjisë dhe Fakultetin e Mjekësisë mbajnë mbledhje komemorative, me rastin e vdekjes së Prof.dr. Gazmend Shaqiri. (Amfiteatri i Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë, ora 9:00)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës do të mbajë dëgjim publik për Projektligjin e Punës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të Auditimit të Kompanisë Regjionale 'KRU Prishtina', të Ndërmarrjes Publike ,,Posta e Kosovës", etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj do të mbaj konferencë për media, në të cilën do të prezantohen të arriturat e Administratës Tatimore të Kosovës për periudhën Janar-Qershor 2019. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion prej 56 studentësh të programit Akademia Verore, nga 28 shtete të ndryshme. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Grupi i Aktivisteve protestojnë para policisë në Fushë Kosovë për të mos lejuar që përdhunimet e vrasjet të fshihen brenda mureve të Policise dhe Prokurorise që sipas tyre më së paku i mbrojnë. (Marrshimi nis nga lagja Meshari te pazari për të vazhduar drejt stacionit policor në Fushë Kosovë, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)
 
- Matt Taylor, regjisor i “Rick & Morty Exquisite Corpse”, prezanton filmat e animuar në kuadër të Festivalit Ndërkombëtarë të Filmit të Animuar - Anibar. (Kinema “Jusuf Gërvalla” në Pejë, ora 14:00)

- Në kuadër të aktiviteteve "Ditët e Diasporës 2019" në përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj në Deçan behët hapja e Panairit Verorë 2019. (Qendra e qytetit të Deçanit, ora 16:00)
 
- Fondacioni Lumbardhi prezanton ekspozitën 'Kino e artistit' Vladimir Miladinović. (Kinema Lumbardhi, ora 19:30)

- Fondacioni Lumbardhi organizon koncertin e këngëtares kroate te pop dhe jazz, Vesna Pisaroviç Quartet: "The Great Yugoslav Songbook". (Kinema Lumbardhi, ora 21:00)