29 Mars 2024

OSBE publikon raportin mbi gjendjen e strehimoreve në Kosovë

Prishtinë, 17 janar - Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) do të publikojë sot raportin mbi gjendjen e strehimoreve për viktimat e dhunës në familje në Kosovë.

Raporti ofron një pasqyrë të mekanizmave komunalë për mbrojtjen nga dhuna në familje në mbarë Kosovën, identifikon sfidat me të cilat përballen strehimoret, dhe jep rekomandime për institucionet përkatëse se si të përmirësohet ofrimi i shërbimeve për këto viktima.

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jan Braathu; Koordinatori Nacional kundër Dhunës në Familje/Zëvendësministri i Drejtësisë, Naim Qelaj; Përfaqësuesja e Rrjetit të Grave të Kosovës, Adelina Berisha si dhe përfaqësuesja e Koalicionit të Strehimoreve të Kosovës, Sakibe Doli, do të mbajnë fjalë hyrëse. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)